• |
ide | kryesore

Video/ I mbyturi, “mbyt” Partizanin: vendi i fundit i merr pikë të kuqve

-Instant, Sport, Video



Partizani nuk shkon më shumë se një barazim pa gola kundër skuadrës që mbyll renditjen e kampionatit. Kundër Kastriotit ndeshja ishte, më shumë se e vështirë për shkak të kundërshtarit, apatike për mënyrën e interpretimit të të kuqve të Mehmetit, që edhe me kalendarin që i rezervonte dy ndeshje kundër fundit të renditjes nuk bëri dot kuotë të plotë pikësh. Në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 17 në Kategorinë Superiore, Cela mori rezultatin e dytë pozitiv radhazi që kur është ulur në pankinën krutane.

Dritan Mehmeti nuk e kishte konceptuar se të tijtë do ta kishin kaq të vështirë, pas fitores së parë të arritur fundjavën e kaluar ndaj Egnatias me rezultatin 0-3. Për të kuqtë situata u komplikua me dëmtimin e shpejtë të qendërmbrojtësit të rikthyer Bitri, debutimi i të cilit zgjati vetëm 10 minuta. Beteja më e fortë ishte për mesfushën, me kontraste të forta e ku dy teknikët kishin përqendruar strategjinë e tyre. Partizani kërkoi ti japë hapësira kualiteteve të tij, ndërsa Kastrioti nuk hoqi dorë nga presingu dhe luftoi në cdo centimetër fushë pa i dhënë frymëmarrje lojës së kundërshtarit, që ishte nervoze edhe për këtë arsye, pa llogaritur rezultatin që nuk vinte.

Pjesa e dytë nisi me disa raste ku krutanët pretenduan dy herë për penallti në minutën e 59′ dhe 71′ me Kaina Nunjesh dhe Spartak Ajazin. Kryeqytetasit arritën të shkonin në gol, por Skuka u nis në pozicion jashtë loje. Kjo ndalesë nuk i shkon përshtat Partizanit që ndalon përsëri larg Europës, ndërsa krutanët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë por nuk ndahen nga Egnatia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *