• |
ide | kryesore

Video/ Leverkusen bën pesë, Dortmund vuan por fiton dhe i afrohet Bayern

-Instant, Sport, Video



Borussia Dortmund vuan, por i dërgon një mesazh Bundesligës. Verdhezinjtë fituan 3-2 në fushën e Hoffenheimit në një ndeshje shumë të hapur dhe mbërrijnë 3 pikë larg Bayern, të angazhuar nesër. Më tej, Bayer Leverkusen mundi Augsburgun me një shuplakë të fortë 5-1 (trigolësh i Moussa Diaby) dhe Union Berlin mundi Mönchengladbach 2-1 me një dygolësh të Kruse. Fiton edhe Freiburg, 2-0 ndaj Stuttgart dhe Furth 2-1 ndaj Mainzit.

BAYER LEVERKUSEN–AUGSBURG 5-1
Lerverkusen mposhti Augsburg 5-1, me një trigolësh të një Moussa Diaby të pandalshëm dhe konfirmon veten si forca e tretë në kampionat. Bayer zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 9′ minutash me Bellarabi dhe dyfishoi në të 24′ me Diaby, i cili nis kështu ditën e tij perfekte. Miqtë tentuan të rihapnin takimin me Maierin, padyshim më i rrezikshmi i të tijve, në të 63′, por në më pak se 10 minuta Diaby mbylli rezultatin me trigolëshin e tij personal, në të 65′ pas një përplasje favorizuese dhe në të 70′ me një kundërsulm. Lucas Alario, në minutën e 81′, vulosi rezultatin 5-1. Suksesi e çon Bayer Leverkusen në 35 pikë, 8 nga Dortmundi i dyti dhe pak përpara trenit të ndjekësve. Augsburg është i treti nga fundit me 19 pikë.

FREIBURG–STUTTGART 2-0
Freiburg rikthehet të fitojë dhe mbetet në luftë për Champions League, duke u ngjitur në vendin e pestë vetëm një distancë nga i katërti. Të besuarit e Streich mundën 2-0 Stuttgartin, në krizë, falë autogolit të Ito në minutën e 37 dhe golit të Schade në minutën e 72, duke i dhënë fitoren e parë në vitin kalendarik pas 7 golave të pësuar mes Dortmundit dhe Arminia Bielefeld. Stuttgart (vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit) është i parafundit me 18 dhe jeton me frikën e rënies.

FURTH–MAINZ 2-1
Furth rinis ëndrrën e tij për të ndjekur një shpëtim që dukej i paimagjinueshëm vetëm një muaj e gjysmë më parë. Skuadra e Leitl mundi Mainz 2-1 dhe mori fitoren e tyre të dytë në kampionat, duke e zgjatur serinë e rezultateve të dobishme radhazi në pesë. Suksesi erdhi falë nënshkrimit të Dudziak në minutën e 12 dhe autogolit të Bell në mesin e pjesës së dytë, që dëshmoi problemet e Mainzit, i pasaktë në sulm dhe i pavëmendshëm në mbrojtje. Miqtë shkurtuan diferencën vetëm në minutën e 93′ me Onisiwo, por tashmë ishte shumë vonë. Furth mbetet i fundit, por, me 10 pikë, fillon t’i afrohet rivalëve, ndërsa skuadra e Svensson mbetet në kuotën 27, duke humbur terren të çmuar nga perspektiva evropiane.

HOFFENHEIM–BORUSSIA DORTMUND 2-3
Borussia Dortmund di të fitojë edhe duke vuajtur. Verdhezinjtë fituan 3-2 në fushën e Hoffenheim, duke iu përgjigjur përpjekjeve të rikthimit të kundërshtarit. Miqtë kaluan në epërsi pas vetëm 5 minutash me Haaland, të cilit thjesht iu desh të shtynte në rrjetë asistin e Malen. Hoffenheim nuk e pranon dhe dy herë ishte afër barazimit me shtyllën e Rutter dhe traversën e Richards, të dyja pas zhvillimeve nga këndi. Megjithatë, 1-1 erdhi në fund të pjesës së parë me goditjen me të djathtën e Kramaric. Borussia kapet pas talenteve të saj për të zgjidhur ndeshjen: në minutën e 58′ Reus merr pasimin e Malen dhe shënon 2-1, ndërsa tetë minuta më vonë autogoli i Raum duket se mbylli ndeshjen në 3-1. Në të 77′, megjithatë, Rutter cau mbrojtjen e kundërshtarit dhe firmosi 2-3, duke dhënë një finale emocionuese, në të cilën rezultati nuk ndryshoi më: Dortmundi konfirmon vendin e dytë dhe për të paktën një natë shkon në -3 pikë nga Bajerni i Mynihut i pari. Hoffenheim u mundua, por nuk e shmangu dot humbjen e dytë radhazi, duke zbritur në vendin e gjashtë.

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH–UNION BERLIN 1-2
Rezultati i pestë i dobishëm radhazi, një tjetër fitore e rëndë në optikën Champions League dhe vendi i katërt në kampionat. Union Berlin nuk pushon së mahnituri dhe fiton 2-1 kundër Borussia Mönchengladbach, i shtyrë nga dygolëshi i Kruse. 33-vjeçari zhbllokoi në minutën e 18 me penallti dhe vendosi ndeshjen në minutën e 84, kur devijoi në portë një pasim të Giesselmann. Për vendasit, goditja e të riut Koné në minutën e 40 nuk mjafton për të lëvizur renditjen dhe për t’u larguar nga zona e rënies: play out janë vetëm 3 pikë larg. Nga ana e tij, Union Berlin ruan vendin e katërt, në kuotën 34 pikë.

Bundesliga Germany
Bayer Leverkusen 5-1 Augsburg
Borussia Monchengladbach 1-2 Union Berlin
Freiburg 2-0 VfB Stuttgart
Greuther Furth 2-1 Mainz
Hoffenheim 2-3 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *