• |
ide | kryesore

Video/ “Ndeshja nuk fitohet me fjalë”: Ramadani ‘thumbon’ Vllazninë për deklaratat para takimit

-Instant, Sport, Video



Egnatia shënoi golin e papritur të avantazhit në minutën e 40, kur Ademi bëri rreth 50 metra me topin në këmbë, duke përfituar nga toleranca e një mbrojtje shpesh e kritikuar, përpara se të thyente daljen e dëshpëruar të Zogoviç. Vllaznia barazoi në të 71’ me goditjen me kokë të Krymit, në krosimin e Mustedanagiç, por kaq nuk mjafton për tiu afruar Tiranës, përkundrazi…

Një barazim shumë i cmuar, i marrë në një fushë imponuese kundër një rivali që synonte zonën e lartë të renditjes. Ashtu si bëri me Teutën dy javë më parë, Ramadani bëri një tjetër befasi, pavarësisht se të tijvë vazhdojnë të jenë në zonën e rënies nga kategoria. Egnatia ka ndryshuar mënyrën e lojës, vuan në fushë me pamundësinë për të dalë përpara, pavarësisht rregullit që tenton të vendosë në mesfushë Agbekpornu, duke i besuar kundërsulmeve të rrezikshme të Maganit: “Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, tha Zekerija Ramadani, trajneri i rrogozhinasve.

Pavarësisht golit të avantazhit, Egnatia u arrit 20 minuta nga fundi nga goli i Kymit, por mund të ishin përmbysur edhe në situata të tjera, kur Diagne në minutën e 76 goditi jashtë me kokë nga fare pranë. Aralica pati një tjetër mundëi në minutën e 80 e Adili dy minuta nga fundi. Ajo që penalizoi shkodranët ishte rezultati, falë një vullnet i fortë i kundërshtarit për të rezistuar. Nisur nga fakti që luante kundër një skuadre që në 7 ndeshjet e fundit kishte 6 humbje, Brdaric e kishte menduar ndeshjen të fituar, të paktën me deklarata: “Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur e lëmë kundërshtarin të luajë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *