• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: United fiton në minutën e 93’, dueli për Champions u vendos në aksionin e fundit

-Instant, Sport, Video

Në javën e njëzet e tretë të Premier League, Manchester United fitoi 1-0 në minutën e 93 ndaj West Hamit: play off-i i Champions në Old Trafford u vendos në aksionin e fundit, me golin e Rashfordit në shtesë që i jep suksesin dhe parakalimin Djajve të Kuq, të cilët i marrin vendin e katërt pikërisht ndaj Hammers. Aston Villa dhe Newcastle gjithashtu buzëqeshin, duke fituar 1-0 në Everton dhe Leeds falë golave të Buendia dhe Shelvey.

MANCHESTER UNITED-WEST HAM 1-0
Manchester United festoon në aksionin e fundit dhe mundi 1-0 West Ham, duke marrë përkohësisht zonën e Champions League. Pjesa e parë nuk është tamam një reklamë për shfaqje dhe raste shënimi: red Devils e Hammers, në fakt, luftuan por bënë edhe gabime të shumta, dhe rezultati i 45 minutave të para është 0-0 pa gjuajtje në portë, me de Gea dhe Areola spektatorë të shtuar në Old Trafford. Ndeshja u ndez menjëherë në fillim të pjesës së dytë, me portierin e West Ham që refuzoi të majtën e Fred në zonë, ndërsa pak minuta më vonë Bowen goditi pjesën e jashtme të rrjetës në zhvillimet e goditjeve nga këndi. Vendasit insistuan, por goditja e parë në portë erdhi vetëm në minutën e 77: një e djathtë e Marcos Antonio e bllokuar lehtësisht nga de Gea. Rangnick u përpoq të ndryshojë kartat përpara duke futur Martial dhe Cavanin dhe kur 0-0 dukej i pashmangshëm, erdhi goli që vendosi lojën: uruguaiani pasoi në qendër për Rashfordin, që shënoi duke çmendur Old Trafford. Përfundoi 1-0, me Manchester United që u ngjit në kuotën 38 pikë dhe mori vendin e katërt duke parakaluar Hammers, në humbjen e dytë radhazi pas atij në shtëpi kundër Leeds.


EVERTON-ASTON VILLA 0-1
Nuk nisi në mënyrën më të mirë epoka post-Benitez te Everton, I mundur 1-0 në Goodison Park nga Aston Villa e Gerrard. Toffees pësojnë një tjetër humbje, me ndeshjen e Goodison Park që u vendos në fund të pjesës së parë. Pas më shumë se 45 minutash pa emocione, sfida u zhbllokua në minutën e tretë të shtesës, pak para pushimit: nga këndi i Lucas Digne goditi saktë me kokë Buendia që shënoi golin vendimtar. Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan barazimin, i cili megjithatë nuk arriti: Everton mbetet kështu me 19 pikë dhe avantazhi ndaj të tretit nga fundi u reduktua në 4 pikë, pavarësisht se Newcastle ka një ndeshje më shumë në krahasim me Toffees.

LEEDS-NEWCASTLE 0-1
Goditja thelbësore për shpëtimin e Newcastle, që fitoi 1-0 në Leeds dhe vazhdon të ndjekë zonën e sigurt të Premier League. Formacioni i Bielsas u bë i rrezikshëm që në fillim të ndeshjes me goditjen e James të bllokuar nga Dubravka, ndërsa Meslier ndali Shelvey në tentativën në hyrje të zonës. Megjithatë, vetë mesfushori e zhbllokoi sfidën në minutën e 75 me një goditje dënimi që befasoi një Meslier me faj në këtë rast: është goli që vendosi ndeshjen, me Magpies që ngjiten në kuotën 15 dhe mbeten -1 nga vendi i katërt nga fundi i Norwich. Nga ana tjetër, Leeds pëson humbjen e nëntë në kampionat pas dy fitoreve radhazi dhe mbetet me 22 pikë.

England Premier League
Everton 0-1 Aston Villa
Brentford 1-2 Wolverhampton Wanderers
Leeds United 0-1 Newcastle United
Manchester United 1-0 West Ham United

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu