• |
ide | kryesore

Zjarr në një pallat në Astir, banorët e shuajnë me mjete rrethanore

-Instant, Lajme, Të fundit



Një zjarr në ballkonin e një apartamenti ka alarmuar mbrëmjen e sotme banorët e një pallati në zonën e “Astirit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Zjarri ka nisur në ballkonin e katit të katërt duke u përhapur më pas në të gjithë ballkonet si pasojë e djegies së rrobave.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur të lënduar. Kanë qenë vetë banorët që kanë shuar zjarrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *