• |
ide | kryesore

11 persona arrestohen në Tiranë për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



11 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë  F. H., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari; si dhe E. L., 34 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Ndërkohë një tjetër 32-vjeçar, E.L është arrestuar për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën “Dora D’Istria”.

Në pranga ka rënë edhe A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 21 vjeç, dhe A. I., 21 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. K., dhe gjatë kontrollit fizik shtetasit A. I., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 34 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. G., 34 vjeç, A. K., 25 vjeç, G. Z., 23 vjeç dhe P. G., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *