• |
ide | kryesore

Aktori i njohur përfshihet në një aksident të rëndë

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger pësoi një aksident të rëndë ku makina e tij u përplas me një tjetër duke lënë të plagosur një person.

Një burim  ka treguar  për revistën People se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa është shqetësuar për të plagosurën. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Sunset Në Los Angeles: “Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është gruaja që u plagos.” Gruaja e cila drejtonte Toyota Prius të kuqe, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë në spital. Askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor”, u shpreh burimi.

 



1 Comment

  1. Ky palla eshte nga ata qe do te shpetoje planetin. Ekologjist alla Tunberg. Dhe? Verdalloset me nje makine me motorr 6000 kubike. Lere pastaj avionin personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *