• |
ide | kryesore

I nxjerrin video intime, arbitrja 22 vjecare reagon: “Gjeni forcën t’i denonconi”

-Instant, Sport, Video



Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas. Kështu, sepse shkelja e privatësisë dhe përdorimi i imazheve intime pa pëlqimin e personit të përfshirë është një akt po aq i neveritshëm dhe i dhunshëm. Kështu ka ndodhur me Diana Di Meo, gjyqtarja 22-vjeçare e futbollit në seksionin e Pescaras. Ajo e tregoi vetë historinë përmes rrjeteve sociale: “Po xhirojnë videot e mia private në rrjetet sociale si Telegram dhe Ëhatsapp, video që nuk i kam shpërndarë unë dhe disa fakte pa dijeninë time. Padyshim që kam bërë një denoncim, po gjurmojnë fajtorët dhe ata që janë përfshirë në shpërndarjen e videove, sepse edhe ky është një krim për kodin e kuq”.

“E zbulova për këto video falë disa djemve – vazhdon arbitrja –. Denoncova gjithçka në rrjetet sociale për t’i dhënë vetes forcë, sepse kisha dy ditë që isha mbyllur në shtëpi. Falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që më shkruajnë nga e gjithë Italia. Është një situatë që nuk ia uroj askujt, po mundohem të rezistoj por jo të gjithë ia dalin: duhet t’i raportojmë këto video dhe njerëzit që vazhdojnë t’i shpërndajnë këto gjëra. Unë jam këtu për të folur për këtë, shumë prej nesh nuk e bëjnë dot dhe fshihen, shpresoj t’u jap zë të gjithë atyre viktimave që fajësohen, kur në realitet fajtori është në anën tjetër të ekranit, që filmon ose ‘mjaftohet’ të shpërndajë. Sot viktima jam unë, nesër mund të jetë një person i afërt me ata që ndoshta tani po shikojnë videot dhe buzëqeshin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *