• |
ide | kryesore

Kanye West, ankesa ndaj ‘Netflix’ për dokumentarin e tij : Unë jam përgjegjës për imazhin tim

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Kanye West ka kërkuar së fundmi të ketë dhe ai të drejta për dokumentarin “Jeen-Yuhs: A Kanye Trilogy”.

Përmes rrjetit social , Instagram, Kanye i ka kërkuar “Netflix”, t’i japi leje që të përfshihet dhe reperi në editimin e dokumentarit.“Do ta them këtë me mirësi për herë të fundit. Më duhet të marr modifikimin dhe miratimin përfundimtar për këtë dokument përpara se të publikohet në Netflix. Hape dhomën e redaktimit menjëherë që të mund të jem përgjegjës për imazhin tim. Faleminderit paraprakisht”, ka shkruar Kanye.Jeen-Yuhs është një dokumentar me tre pjesë i filmuar përgjatë më shumë se 20 viteve të karrierës së West. Filmi do të flasë për jetën e tij profesionale,  kandidimin e tij presidencial të vitit 2020 dhe për vdekjen e nënës së tij, Donda West.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *