• |
ide | kryesore

Leao humb çështjen me Sporting Lisbonë: duhet t’i dëmshpërblejë 16.5 milionë euro

-Instant, Sport



Në fushë gjërat po shkojnë më shumë se mirë. Etiketimi i mungesës së vazhdimësisë është fshirë me përfaqësime të nivelite të lartë, aq sa për ti rrëmbyer Piolit dhe shokëve të tij të skuadrës komplimente pa rezerva. I vetmi problem vjen nga jashtë fushës: Rafael Leao është dënuar tashmë të dëmshpërblejë Sportingun e Lisbonës, ish-skuadrën e tij, për një shumë të barabartë me 16.5 milionë euro. Gjykata e Apelit të kryeqytetit rrëzoi apelin e sulmuesit të premten e kaluar.

Ky është vendimi i marsit 2020 nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në shkallën e parë: “Lojtari është dënuar t’i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro (plus interesat), si dëmshpërblim për ndërprerjen e paligjshme të marrëdhënies së punës sportive”. Gazetat më të rëndësishme portugeze, nga ‘A Bola’ te ‘Record’, kanë bërë publik lajmin.

Por çfarë ka ndodhur me saktësi? Në fund të sezonit 2018/19, i cili u mbyll me 2 gola në 5 ndeshje, i pari mes profesionistëve, Leao kishte shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Sportingun së bashku me shumë shokë të tij të skuadrës, për shkak të një agresioni të dhunshëm nga tifozët portugezë në qendrën sportive të klubit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League. Leao më pas u transferua te Lille si një transferim i lirë, për t’u blerë nga AC Milan në verën e 2019 (23 milionë euro). Sporting kishte kërkuar 45 milionë, ose shifrën e klauzolës së lirimit, por gjykata e dënoi Rafaelin në shkallë të parë për të kompensuar klubin për 16.5 milionë. Leao ka humbur tani apelin dhe mund të ankimojë vetëm në instancën e fundit në Gjykatën e Lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *