• |
ide | kryesore

Longo, elozhe Shkurtajt e ironi me merkaton: “Nesër vjen lojtari i fundit, nuk është për Interin”

-Instant, Sport



“Kjo është fitore e eksperiencës, e karakterit, e grupit. Por sot isha i qetë me lojtarët në fushë se tani e dimë shumë mirë çfarë mund të bëjmë dhe nëse luajmë me këtë dëshirë, mund të fitosh, pavarësisht nëse luanim me 10 apo 11″. Diego Longo është shumë i kënaqur pas fitores së vuajtur por tepër të rëndësishme me Skënderbeun, të vendosur nga Shkurtaj. Sulmuesi shënoi pas vetëm dy minutash në fushë, por italiani nuk ka ndërmend të marrë meritat e zëvendësimit të gjetur: “Nuk është zëvendësimi që bëri gol, po Shkurtaj. Ai është një lojtar i mirë që do të na ndihmojë shumë. Iu bashkua vetëm sot ekipit se ne nuk kishim dokumentet nga klubi kinez. Ai ka bërë vetëm dy stërvitje pas një muaji ndalesë. Sot ndoshta edhe kërkova shumë prej tij por e dija që i kishte 15 minuta në këmbë. Ne ishim të qetë dhe do të presim sa të vijë në formë se e dimë që është një lojtar fantastik”.

Tekniku është ndalur edhe tek merkato, duke treguar se blerja e fundit e janarit do të mbërrijë nesër dhe me kaq historitë janë të mbyllura. Longo nuk bëri emër, por nuk i kurseu ironitë: “Është një transferim pak i vonë por ndodh e mendoj se jemi në rregull, nesër e mbyllim dhe jemi të lumtur me këtë ekip. Emri? Nuk mund të them emër, sepse nuk është puna ime, pasi do të ofendoja drejtorin Pejiç. Unë thjesht punoj me futbollistët që kam. Ajo që mund të them është që nuk është një lojtar për Interin” përfundoi Longo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *