• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Ekzekutohet një shqiptar 34-vjeçar në Ekuador

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat ekuadoriane raportojnë se një shqiptar është ekzekutuar në një atentat të tipit mafioz në provincën Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas të njëjtave burime, viktima është Ergys Dashi, 34 vjeç. Ngjarja ndodhi natën e 22 janarit, rreth orës 19:00 në një restorant.

Të njëjtat burime shkruajnë se 2 persona, njëri prej të cilëve mbante në dorë një buqetë me lule kanë hyrë në restorant duke iu shmangur stafit sikur po kërkonin kartën e vaksinimit. Ata i ajnë afruar tavolinës së shqiptarit dhe kanë hapur zjarr me pistoletë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 20 shenja plumbash. Mediat vendase raportojnë se viktima kishte pasur lidhje me trafikun e drogës. Viktima u identifikua pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës. Nga të shtënat u plagos edhe një vajzë 26 vjeçare që ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shqiptari. ©lapsi.AL



5 Comments

  1. Asnje nuk ka pa hajer nga droga , thjesht ben nje jete provizore mondane e te çthurur . Por ne fund , ose ka heng pumbin ose burgun .

    1. Në fillim droga në Shqipëri është toleruar sepse një pjesë e mirë shkonte për financimin e fushatave elektorale. Kohët e fundit është bërë biznes i madh nacional. Nderohen kulla dhe hapen biznese nga një anë dhe bëhen vrasje çdo ditë nga ana tjetër.
      Direkt apo indirekt qeveria dhe politika në përgjithësi janë përgjegjës sepse duke legalizuar pastrimin e parave, nxisin prodhimin dhe trafikimin.

  2. Me drogen po ndertojme socializmin dhe kullat. Po Artan Hoxha nuk ka dale te dizinformoje akoma

    Apo se ka skenarin gati 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *