• |
ide | kryesore

Statistika/ Asnjë si Inter në përmbysje rezultati: ajo kundër Venezias është e teta sezonale

-Instant, Sport



Nga Interi dërrmues i shfaqur mes tetorit dhe nëntorit, tek ai që ka mësuar të fitojë “ngushtë” dhe nuk dorëzohet kurrë. Substanca në shtëpinë e zikaltërve nuk ndryshon, sepse ajo e Inzaghit mbetet një skuadër që duket se di vetëm një rezultat: fitoren, edhe kur bëhet fjalë për përmbysjen nga një disavantazh. Kështu ka ndodhur në tre fitoret e fundit mes kampionatit (dje me Venecian), Superkupës (kundër Juves) dhe Kupës së Italisë (kundër Empolit) të marra në dhjetë ditët e fundit. Nëse së fundmi është shfaqur më pak shkëlqyese dhe dërrmuese, siç tregojnë pesë fitoret e fundit me një gol diferencë, Interi konfirmon gjithashtu se ka atë uri dhe atë shpirt luftarak të shfaqur që në ditën e parë. Dëshmi për këtë janë tetë rikthimet e koleksionuara që nga fillimi i sezonit në të gjitha kompeticionet, si dhe pesë fitoret e arritura në 15 minutat e fundit të lojës.

Në muajin e fundit, zikaltrit kanë reshtur së munduri kundërshtarët me zhurmë golash për tu limituar – si të thuash – në suksese me një gol diferencë. Lodhja është ndjerë dukshëm për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe plot angazhime në janar, por skuadra e Inzaghit ka treguar se është në gjendje të gjejë celësin edhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Përmbysja e parë i takon javës së dytë në fushën e Veronës, atë në të cilën Tucu u prezantua me një dygolësh fantastik për të vendosur ndeshjen në 10 minutat e fundit. Pastaj në Firence, me një rikuperim dërrmues nga Darmian-Dzeko-Perisic. Por edhe ndeshja 2-2 në shtëpi në San Siro me Atalantën, kur Dzeko i riorganizoi gjërat pas parakalimit të bergamaskëve me Malinovskyi dhe Toloi. Më pas përmbysja në Sassuolo, ajo në ndeshjen vendimtare të San Siros kundër Napolit dhe tre të siguruara me shpejtësi në dhjetë ditët e fundit kundër Juventusit (në Superkupë), Empolit (në Kupën e Italisë) dhe Venecias një ditë më parë. Gjithsej, tetë ndeshje që premtuan keq dhe që përfunduan me një sukses që në total numëron shtatë fitore dhe një barazim (në kampionat) me 16 pikë të mbledhura nga situatat e pafavorshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *