• |
ide | kryesore

Temperatura deri në -16 °C në Dibër, probleme me furnizimin me ujë

-Instant, Lajme, Të fundit

Dibra është një ndër zonat që ndodhet nën pushtetin e temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë.

Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet. Zonat e thella të Lurës, Selishtës,Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre janë edhe pa energji elektrike.


Burime për abcnews.al bëjnë me dije ndër të tjera se për shkak të motit të keq vijojnë që të jenë pa energji elektrike 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe fshati i Tërnovës.

Ndërkohë për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta.

Situata rrugore është përmirësuar, por gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi ka ngrica. Policia apelon për përdorimin  e gomave të dimrit dhe zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe të reduktojnë shpejtësine.

Aksi Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, por duhet të tregohet kujdes në baypasin e Murrizit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë,

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi me zinxhirë nga Ura e Veleshicës drejt Vasies,

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi pjesërisht me zinxhirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu