• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë Kukësi mposht Skënderbeun: dy minuta pas aktivizimit, Shkurtaj vendos në debutim

-Instant, F1, Sport, Video



Një fitore shumë e rëndësishme, që e shtyn Kukësin drejt kreut, edhe pse Tirana duhet akoma të luajë. Një gol i Vasil Shkurtajt në debutimin e tij, pas rikthimit te veri lindorët, mposhti Skënderbeun që edhe pse luajti për gati një orë me një lojtar më shumë nuk mundi të dalë me pikë përballë skuadrës së Longos.

Tafas në fakt e komplikoi shumë punën për Kukësin, kur në minutën e 36 u ndëshkua me karton të kuq: portieri tentoi të korrigjonte gabimin skandaloz të mbrojtësve, por nuk gjeti mënyrë tjetër për të ndaluar Mensah. Në goditjen e dënimit të Marës, pikërisht portieri Xhika bëhet vendimtar, duke devijuar në traversë. Llogarinë e shtyllave Kukësi e barazoi shpejt, sepse para pushimit goditja e devijuar e Taipit u stampua në të djathtë të portierit.

Kukësi u mundua të shfrytëzojë goditjet standarde, por Skënderbeu me një lojtar më tepër e vuri në vështirësi skuadrën e Longos, që doli mirë nga disa situata shumë të vështira. Në minutën e 76 tekniku italian mendoi se ishte koha për ti dhënë debutimin Vasil Shkurtajt dhe në prekjen e parë të topit, me vetëm dy minuta në fushë, sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikët Kukësit në “Loro Boriçi”.
Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa Laci e provizorisht -3 nga Tirana, që duhet ende të luajë derbin me Dinamon të hënën. Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me 16 pikë, por i rrezikuar me vetëm një distancë nga zona e rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *