• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në “Don Bosko” në Tiranë, i plagosuri transportohet drejt spitalit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Don Bosko, në Tiranë. Mësohet se një automjet tip ‘Lancia’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër. Përplasja mes makinave ka qenë e fuqishme dhe një person ka mbetur i plagosur.

Policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë të lënduarit që u transportua me barelë drejt spitalit të Traumës. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit dhe shpejtësia e lartë e automjetet tip ‘Lancia’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *