• |
ide | kryesore

Benzema humbte penalltinë ndaj Elche, kur po i bastisnin shtëpinë: hajdutët u futën nga kopështi

-Instant, Sport



Një e dielë për t’u harruar për Karim Benzema. Brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi francez nuk është se shkëlqeu në ndeshjen e kampionatit ndaj Elche, në të cilën humbi edhe një penallti. Por më e keqja nuk kishte ardhur akoma: duke shfrytëzuar mungesën e tij, hajdutët hynë në shtëpinë e sulmuesit, duke e grabitur. Për kapitenin e Real Madridit nuk është hera e parë që ndodhet para një fakti të tillë: një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2019, teksa ai luante kundër Barcelonës.

Hajdutët – bëjnë të ditur mediat iberike – kanë hyrë në shtëpi nga kopshti, në një kohë kur në shtëpi nuk kishte njeri. Shtëpia ndodhet në një lagje luksoze në San Sebastián de los Reyes.

Kështu, grupi i hajdutëve në Spanjë, që është aktiv prej kohësh dhe godet pikërisht futbollistët e ekzaktësisht në kohën kur ata janë të impenjuar gjatë ndeshjeve, duke e bërë që të jetë e sigurtë mungesa e tyre në banesë, ka përfituar për të bastisur shtëpinë e francezit. Për momentin nuk është mësuar akoma sa ka qenë dëmi që i kanë shkaktuar Benzema.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *