• |
ide | kryesore

Përgjimi skandaloz/ “Ishulli i vetëm që na ka mbetur pa marrë”, sulmi i Veliajt ndaj FSHF

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I gjithë shteti shqiptar është hedhur në sulm për të rrëmbyer Federatën e Futbollit. Në lojë është futur prokuroria e urdhëruar politikisht që ka marrë me urgjencë padinë ndaj Armando Dukës dhe njëkohësisht me të tatimet ia kanë behur tek kompania private e presidentit të FSHF-së. Këtë sulm të komanduar nga kryeministri që kontrollon çdo pushtet në këtë vend e ka marrë përsipër si ekzekutues Erion Veliajt. E gjitha ka plasur këtë të hënë, në ditën kur në Tiranë zgjidhen 6 nga delegatët që do të vendosin, në zgjedhjet e 2 marsit se kush do të jetë jetë presidenti i FSHF për katër vitet e ardhshme.

Pikërisht për këtë Veliaj ka zhvilluar të dielën një takim me grupet e interesit të futbollit të kryeqytetit, ku ai është përgjuar me audio duke përdorur kërcënime politike dher një zhargon që i shkon për shtat një banditi lagjeje. 

Lexo me tej:

FSHF publikoi përgjimin për Veliajn, tatimorët zbarkojnë te bizneset e Armando Dukës

Në përgjimin e publikuar ditën e sotme nga Federata Shqiptare e Futbollit kryebashkiakun e Tiranës implikohet në mënyrë direkte në betejën për drejtimin e FSHF-së. (Audio e plotë më poshtë) 

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani zbuloi se ditën e djeshme Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë ku mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës i është bërë një listim i të gjithë gjërave që duhet të bëjnë.

Çfarë bie në sy nga përgjimi audio është se përpos fjalëve banale që kryebashkiaku përdor, ai thekson se do të bëjë çdo gjë, përfshi nisjen e SPAK dhe Prokurorisë për, siç thotë vetë Veliaj, “ti nxirë jetën këtyre”. 

“Unë do bëj çdo gjë që kam në dorë për t’ia nxirë jetën këtyre, me Prokurori  dhe me SPAK. Tani edhe të duam të tërhiqemi ne, sepse nuk tërhiqen agjencitë që janë vënë në lëvizje.” – thotë mes të tjerash Veliaj, që implikon veten edhe më rëndë, duke u shprehur si më poshtë:

“Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll.” – thekson kryebashkiaku.

Por përgjimi nuk mbaron me kaq. Veliaj nuk përmbahet me fjalorin.

“Po mir mër Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të mirënjohur, Sulejman Mema, i cili është aktualisht kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë), që qesh me mu tani, po si ka mundësi që jua ka marrë dinjitetin, jua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi k*qet dhe të sillesh si rrotë k***, duke qenë çun futbolli tërë jetën?” – thotë kreu i Bashkisë Tiranë.

Përgjimi: 

Pasi këto biseda kërcënuese u bënë publike , Erion Veliaj nuk pati rrugë tjetër duke u detyruar për ta pranuar përgjimin audio dhe fjalorin e përdorur prej tij.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.” – reagoi Veliaj brenda një ore nga publikimi i audios.

Por pavarësisht nga përpjekja e Veliajt për të mos e lidhur ndërhyrjen e tij flagrante me pushtetin socialist, por me rolin e tij si kryebashkiak, faktet e përgënjeshtrojnë atë. Sot Tatimet ia mësyan në Shkozet në zyrat e AIBA, bizjesi privat i Dukës, ndërkohë që prokuroria është vënë menjëherë në lëvizje kundër kreut të FSHF. Edhe mbështetësve të tjerë të Dukës si Shulkut dhe Lutfi Nurit i është bërë persion në bizneset e tyre nga organet shtetërore. Prandaj është jashtë çdo dyshimi se në betejën për futbollin ka zhytur duart pushteti i Edi Ramës, që edhe një herë tjetër banalin deri në neveri, ErionVeliajn po e përdor thjesht si mashë.

©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Rikthehet “Klani i Zemunit”, Berisha hedh në sulm bashkëpuntorët për të mbrojtur Armando Dukën,e pranon tjetri jo si salihu qe nuk ka pranuar asgje per 30 vjet krime

      1. Kimetja eshte ministrja e dyte e propagandes. Jane ne gare me Spiropalen kush e ben me mire detyren.
        Ketyre eshte per tju shkerdhyer robt nga kryerilindesi Paulin Rama e deri ke patronazhsiti sufllaqe i fundit.

  2. Cfare ka per te thene ambasada e leshit me Kimeten ne krye po ta kishte bere kete kryebashkiaku I New Yorkut cfare do behej, me siguri do digjej qyteti.

    E kuptoni ju plehra politike cfare banditesh jeni duke mbrojtur. Jo se Duka eshte qelibar por kjo gjuhe shantazhi me SPAKUN e dreqit eshte vetem gjuhe enveriste.

    Ambadasa qe eshte bere ministria e jashtme te dali e te denoje keta bandita, nga Berisha nuk ju vinte asgje e keqe por kur ngelet polika e jashteme e USA ne dore te shokeve te KImetes keshtu perfundon.

    Pabesi ndaj kurdeve, afganeve e tani edhe Ukrainsave. Turpi eshte pak

  3. Ky edhe mesit i jep leksione ne futboll . Idiot dhe hipokrit . Kujtojne se kane arritur majat por harrojne se jane vetem ne hapin e pare te vetshkaterrimit .

  4. Kimete ste vje zoni o kimete..cudi se ky plehu flet si amerkon. “Locker room talk” nuk e perdorin shqiptaret

  5. me thene te drejten sma ndien fare nese e heqin duken me cfare dolloj forme..7 her i njejti krietar???!!!!ka dicka qe nuk shkon..ndajeni mendjen se ankoheni per bashen pastaj..

  6. Ku jane keto opinionistet, “anal-istet” e famshem??? Pse nuk ndihet shoku Mustafa Muci?
    Apo nuk flasin dot se Paulini u pret rrogen.

  7. Po mir per fiqte e dinim qe i ka shitur,por tani e morem
    vesh qe paska provuar dhe gjethet, prandaj e luan ky
    meneren ky si Kristi Pinderi.

  8. Shkruan dikush këtu se edhe Duka nuk e meriton që të jetë përjetësisht president i FSHF.
    Plotësisht e drejtë pasi cilido që nuk e lëshon një post për 20 vite, qoftë edhe president futbolli, me këmbënguljen për të mos ta lëshur këtë post, të krijon dyshimin se ka bërë para në rrugë korruptive me te.
    Nuk ka njeri të mos ta dijë se në futboll luan para e madhe, me miliona euro.
    Por ama , ka edhe një të vërtetë tjetër që bën muuuuuuu
    Është fakti se Rama e këlyshi i tij Lal plehu, po i kalojnë të gjitha caqet e makutërisë për pushtet e para.
    Deri tani Lal plehu ishte fshehur me retorikën e një babaxhani human të cilit i digjet shpirti për hallexhijtë .
    Me këtë skandal, ku ai del zbuluar tërësisht si një rrugaç me një fjalor tepër banal, ai nuk zbuloi vetëm portretin e tij të fshehur, por demaskoi edhe shefin e tij dymetrosh. por edhe drejtësinë “e reformuar” shqiptare.
    Pasi shkatëruan si pronë të tyren Teatrin kombëtar, për të përfituar qindra milionë euro, tani duke ndjerë erëm e parasë së madhe të futbollit, po i turen si banditë edhe FSHF.
    E kemi dëgjuar shpesh dymetroshin që të përmend fjalët “KÇK- kap çfarë të kapësh” që ai me paturpësi ju a adreson vetëm kundërshtarëve politikë, apo grupeve të krimit tëorganizuar .
    Por çfarë ju ka ngelur tani për të “kapur” këtyre batakçikve gojëndyrë ?
    Kanë kapur çfarë kanë dashur
    Të gjitha institucionet e shtetit e drejtësinë
    Universitetet e institucionet e artit e kulturës/
    Paskej ngelur vetëm futnolli, e ja po turret Lej Feni ta përlajë edhe ate , pasi qenka “aksioner” i FSHF.
    Edhe aksionet e FSHF mesa duket i paska blerë me paratë e tij të fituara nga shitja e fiqve, apo nga kursimet e pensionit të mamasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *