• |
ide | kryesore

Bie faqja zyrtare e Federatës: hakerimin FSHF e lidh me denoncimet kundër kryebashkiakut Veliaj

-Instant, F1, Sport



Faqja zyrtare e ëeb-it e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë e problemi nuk është teknik, sipas asaj që bëjnë të ditur nga Departamenti i komunikimit me median, por është një hakerim. Jo vetëm kaq, por në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, si mënyra e vetme për të bërë publike qendrimet e tyre, FSHF e ka lidhur ngjarjen me “publikimin e fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”. Rënia e faqes së FSHF-së në ëeb nuk ka zgjatur shumë, pasi është rikthyer normaliteti, por megjithatë institucioni i futbollit e ka konsideruar “sulm të qartë me prapavijë politike”.

KOMUNIKATA E FSHF-së
Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.

FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *