• |
ide | kryesore

Chiesa kërkon të përshpejtojë kohët: “Operacion i kryer, tani fillojmë përsëri”

-Instant, Sport



Ka nisur tashmë zyrtarisht misioni i rikthimit në fushë për Federico Chiesan. Sulmuesi i Juventusit i është nënshtruar një operacioni për rindërtimin e ligamenteve në gjurin e majtë dhe pritet të qendrojë jashtë fushave për shtatë muaj. Synimi është ribashkimi me grupin bardhezi në shtator, edhe pse do të duhet akoma kohë për të rikuperuar formën më të mirë.

“Operacioni u krye, tani fillojmë përsëri!”, ka shkruar Chiesa në profilin e tij në rrjetet sociale, duke u shfaqur i buzëqeshur dhe me aprovimin se gjithcka ka shkuar si duhet. Mes shumë komenteve në postim, është edhe ai i vetë Juventus: “Forza Fede”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *