• |
ide | kryesore

Duka flet pas tritolit në banesë: Veliaj është mësuar me skenarë filmash

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka mbërritur në banesë pas shpërthimit të tritolit në pjesën e jashtme.

Në një prononcim për mediat, Duka tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me kapuç që ka hedhur lëndën plasëse nga distanca.


Duka: Nuk kemi dëmtime në njerëz, për fat të mirë. Porta është larg banesës, por shpërthimi ka qenë goxha i madh. Një njeri me kapuç që është afruar te porta dhe ka vënë tritolin te mekanizmi që hap e mbyll portën dhe që ka shpërthyer.

Ka lidhje me përgjimet e sotme?

Duka: Po nuk e di… shikoni sa policë keni këtu, sa hetues keni këtu dhe janë të gjithë të aftë dhe që maksimumi deri nesër do ju bëjnë të ditur se kush e ka vënë. Këtu nuk ngel krim pa u zbuluar nga këta.

Veliaj ka thënë se është një film i bërë nga ju?

Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Erion Velisë. Veliaj është mësuar me skenarë. Dyshime. Unë nuk jam polic. Unë jam ekonomist, kur të bëhem polic, do kem dyshime” – tha Duka.  ©LAPSI.al

2 Comments

  1. po jo o Duka jo.. nuk ishte nje person me kapuc
    ishte lali Eri me kapuc .
    Neser do dali gazetarja Lala dhe shkurdhaku i Lapsit dhe do thone se kush ishte me kapuc se kane burime te beusuara ata .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu