• |
ide | kryesore

Dyshonin se u grabiti banesën, dy të rinjtë marrin peng 20-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Dy të rinj kanë marrë peng një 20-vjeçar pasi dyshonin se kishte grabitur banesën e shtetasit Xh. K.

Policia bën me dije se dy të rinjtë që tashmë janë arrestuar akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *