• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Lezhë/ 17-vjeçari mori hakun e babait të vrarë

Arkiva



Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Mësohet se autori është 17-vjeçari Florian Pervathi i cili ka qëlluar mbi bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. Dyshohet se motivet që e kanë çuar të riun që të vriste Legjonaj-n ka qenë ato të hakmarrjes. Në vitin 2011 mësohet se babai i autorit Gjon Pervathi është vrarë nga vëllai i viktimës. Tragjedia u thellua pasi në të njëjtën ditë që babai u vra, 17-vjeçari humbi edhe nënën duke qenë se kjo e fundit u vetëhelmua me fotoksinë. Çifti la 4 fëmijë jetim.

Janë këto arsye që dyshohet se kanë shtyrë Florian Pervathi-n që rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta, të qëllojë me armë zjarri drejt 65-vjeçarit Lekgjonaj. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *