• |
ide | kryesore

Fjallori i llahtarshëm që Veliaj përdori ndaj Sul Memës (Pergjimi audio)

-Instant, Sport



Në një mbledhje me komunitetin e futnollit Erion Veliaj  ka përdorur atë që zëdhënësi i FSHF e etiketoi si “fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje”. Ai e arriti kulmin gjatë një debati me ish futbollistin dhe trajneri Sulejman Mema. “Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim.

‘Nesër do mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do shkojmë në FSHF për t’u bërë shurrën. Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por edhe Jezusi dhe Muhameditë zbresin nuk e ndalin luftën time. Unë
do bëj çdo gjë për t’u nxirë jetën këtyre me prokurori dhe me Spak. Nuk tërhiqemi dot tani edhe po të duam, pasi prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur
pa vendosur në kontroll” ka vijuar kryebashkiaku.

©Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *