• |
ide | kryesore

Fjalori i llahtarshëm i Veliajt/ Meta nxjerr foton e Sul Memës para ndeshjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vend të kërkojë falje për fjalorin prej ordineri që ka përdorur në një takim me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka quajtur atë një “bisedë mes djemsh” duke u justifikuar për fjalët që ka nxjerrë nga goja.

Por në fjalimin që ka mbajtur para 40 burrave, Veliaj arriti kulmin me sharjet për një nga legjendat e skuadrës së Tiranës, Sulejman Memën, të cilit iu drejtua me fjalët:

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim. 

Vetë Sul Mema nuk ka reaguar për këto fjalë, por ai duket se ka të gjithë admirimin e presidentit Meta në këto momente të vështira kur është ofenduar publikisht nga Veliaj. Në një status në Facebook, Meta ka shpërndarë një foto të Memës gjatë kohës që ka qenë futbollist i Tiranës duke e shoqëruar me vlerësimet maksimale.

“Sulejman Mema ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm i një gjenerate të artë të Tiranës dhe Shqipërisë. Edhe sot kemi nostalgji për inteligjencën, fantazinë dhe finesën e tij në fushën e blertë e sidomos për encet, që përfundonin në rrjetë, më lehtë se edhe vetë penalltitë. Ai ishte ndër ata lojtarë, që fitonte edhe duartrokitjet e kundërshtarit. Edhe në këto tre dekada, Sulejman Mema i ka dhënë gjithçka futbollit me pasion, profesionalizëm dhe qytetari, siç i përket gjithmonë familjes së madhe sportive Mema. Për Sul Memën, nuk ka patur dhe nuk mund të këtë fishkëllima, por vetëm DUARTROKITJE!” shkruan Meta.



1 Comment

  1. Lali Eri cun Tirone, Sul Mema na dul jabanxhi. O ju qifsha Erion Veline o kurvat e Tirones qe i mbani ison kopilit te Ahmedinexhadit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *