• |
ide | kryesore

Inter, aktivizon fondin e ri prej 415 milionë euro: “Nga sponsorët vijnë 119 milionë deri në 2025”

-Instant, Sport



Interi aktivizon një obligacion të ri prej 415 milionë euro (dhe jo 425 siç qarkulloi ditët e fundit) me maturim 2027 në bilancet e klubit. Zikaltrit e zyrtarizuan lajmin vetë me një komunikatë për shtyp. “Inter Media and Communication SpA njofton nisjen e një oferte institucionale prej 415 milionë euro në kapitalin e shtuar të Senior Secured Notes që maturohen në 2027 në mënyrë që të shlyejë obligacionet e vjetra të papaguara që maturohen në 2022, për të shlyer Revolving Credit Facility të Inter, për të financuar llogaritë e siguruara në lidhje me letrat me vlerë dhe për të paguar komisionet dhe shpenzimet përkatëse”.

“Falë stabilitetit historik financiar dhe perspektivës së rritjes së ardhshme të mediave tona dhe aktivitetit të sponsorizimit dhe, pavarësisht ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe mbylljes së paprecedentë të biznesit dhe industrisë të shkaktuar nga vetë pandemia, të ardhurat tona mbetën relativisht të qëndrueshme – thuhet në deklaratën e Interit.

Dhe përsëri: “Nga momenti që Interi është skuadra e parë e futbollit në Itali bazuar në audiencën e pranishme në stadium dhe midis tre klubeve më të mira bazuar në audiencën televizive, ne na është caktuar një nga pjesët më të mëdha të të drejtave televizive nga Serie A, të ardhura të rritura nga viti 2019. Për sponsorizimin e fanellave ne kemi zgjeruar partneritetin ekzistues me partnerin tonë global të teknologjisë, Lenovo, si sponsori ynë për pjesën e pasme të fanellës dhe kemi njoftuar partneritete të reja me Socios.com dhe Zytara Labs nga të cilët presim të marrim rreth 119 milionë euro në total deri në vitin 2025”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *