• |
ide | kryesore

Lukaku, nuk ka kthim tek Inter: fajin e ka… një salsiçe mbi picë

-Instant, Sport



Duket se nuk ka paqe në Angli për Romelu Lukakun. Deri në atë pikë sa edhe paraqitja e tij në reklamën e një kompanie që prodhon ushqime për vegjetarianët është bërë pretekst për disa polemika dhe tallje. Tabloidi Daily Star ka evidentuar fjalët e njoftimit për shtyp të partneritetit mes sulmuesit belg dhe brandit Beyond Meat, në të cilën lexohet se Lukaku do të preferonte një salsiçe vegjetariane të prodhuar nga kompania, gjithashtu të shkëlqyera edhe për të shoqëruar një pica.

Menjëherë, në Tëitter kanë nisur një sërë komentesh përçmuese, duke nënvizuar se si një njoftim i tillë, ku ai kombinon një salsiçe vegjetariane me ushqimin e shkëlqyer italian, mund t’i mbyllte dyert e një rikthimi të mundshëm te Interi, sepse kombinimi do të konsiderohej në një farë mënyre fyes nga italianët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *