• |
ide | kryesore

Maqedoni e Veriut, 718 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19

-Instant, Arkiva, Lajme



Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 718 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 14 viktima. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 256.966, prej të cilëve 8.240 kanë vdekur.

Vendi po ashtu regjistroi 1.244 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 228.736 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.749.733 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.044 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 20.020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *