• |
ide | kryesore

Marrin flakë 2 banesa në Mat, një burrë dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *