• |
ide | kryesore

Meta i përgjigjet Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se “në prill duhet të zgjedhim një president normal”. I ftuar në “Vizion Plus” kreu i shtetit tha me ironi se: “Kur e deklaron një kryeministër supernormal ndihesh shumë mirë!”

Lidhur me deklaratat e Ramës se Presidenti i ardhshëm do jetë nga PS, Meta u shpreh: “Unë nga socialistët jam propozuar dhe ka qenë vetoja e tij që të bëhesha president. Kam mbajtur angazhimin e tij që nuk gjenim dot një president më të mirë opozitën.


Kam qëndruar besnik i asaj që kam thënë në Parlament që midis pushtetit dhe demokracisë do mbaj anën e demokracisë. I uroj suksese (Ramës) në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin Parlamentit, siç ia ka shtuar prej viteve, bashkive, siç ia ka shtuar prej viteve parlamentit siç ua ka shtuar prej vitesh dhe presidentit ku kjo mazhoranca do ketë mundësi të kap këtë institucion”.

I pyetur se nëse do të kishte marrëdhënie të tjera me mazhorancën, a do ta synonte mandatin e dytë, Meta u përgjigj: “Jo absolutisht. Ka qenë insistim i Ramës ku në kushtet që opozita refuzoi atë ofertë që kisha përgatitur me McAllister, unë isha mes dy rrugëve, ose presidenti të mbetej pas zgjedhjeve, ose t’i takonte sërish PS-së, dhe në të dyja rastet nuk do ishte mirë për vendin.

E mora me bindjen për të shpëtuar institucionin e presidentit. Nëse do ishte nga PD do ishte i kontestuar, nëse do ishte vartës i kryeministrit do ishte një ministër më shumë. Ka qenë një zgjedhje e diktuar nga rrethanat dhe besoj e kam kryer më së miri. Jam shumë argument për gjithçka kam bërë këto 5 vite” – tha Meta.

1 Comment

  1. Kur PS zgjedh Presidentin, cilidoqofte ai, ne 2 vjet e bllokon dhe i heq kompetenca e pastaj e lufton me te gjitha mjetet. Keshtu do te jete edhe kete here. Pohimi i Rames se nuk synon mandat te katert e se nuk “dua te behem mbret” eshte sinjali se se do ta shohim shpejt si kandidat per President…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu