• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta stilisti, Thierry Mugler

-Instant, Paparazzi, Slider



Bota e modës është në zi, pas lajmit tronditës për vdekjen e Thierry Mugler. Stilisti legjendar ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare dhe këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e tij nëpërmjet një postimi në llogarinë e “Instagram” të stilistit.

#RIP Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022. Shpirti i tij u prehtë në paqe.”- është shkruar në postim.

Të shumët kanë qenë personazhet e njohur të modës dhe të “Hollywood”-ittë cilët kanë komentuar duke shprehur ngushëllimet për Mugler.

Një ndër to ka qenë dhe modelja Bella Hadid, e cila shkroi: “Nonononono”, bashkë një emoji të trishtuar.

Edhe Kardashians kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet story-ve të ndryshme.

Thierry Mugler ishte i njohur për dizajnet karakteristike me shpatulla të gjera, të frymëzuara nga stili i viteve 1940 dhe ’50.

Veshjet e Mugler-it janë veshur nga yje ndërkombtarë, duke përfshirë David Bowie dhe këngëtaren Lady Gaga. Ai krijoi shumë veshje skenike për Beyoncé dhe në vitin 2019 dizenjoi “fustanin e lagur” që u konsiderua ndër më të bukurit të Kim Kardashian për “Met Gala”.

Së fundmi, ai u përfol shumë edhe për krijimin e dy llojeve të parfumeve, të cilat u pëlqyen shumë nga të gjithë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *