• |
ide | kryesore

Në kërkim për falsifikim parash, arrestohet 49 vjeçari në Elbasan

Arkiva, Lajme



Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga një 49 vjeçar, i shpallur në kërkim më herët për falsifikim monedhash. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: D. K., 49 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *