• |
ide | kryesore

Paloka zbulon prapaskenat: Si e rritëm pjesëmarrjen në zgjedhjet që Basha mori PD-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë një sqarim të disa deklaratave të bëra pak ditë më parë duke u shprehur se “nuk kam thënë që do të tërhiqet nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së”.

“Kam thënë që do të rri pak më i tërhequr. Ky vendim edhe për ndihmën që i kam dhënë Lulzim Bashës për tu zgjedhur kryetar pak muaj më parë.


Ditën e zgjedhjeve pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Kjo edhe për shkak të zhgënjimit që demokratët kishin pas humbjes në zgjedhje.

Ne vendosim t’i bënim një favor Lulzim Bashës. Unë dhe drejtues të tjerë dhe kemi marrë kryetarët e degëve të rretheve në telefon dhe u kemi kërkuar që të rritet pjesëmarrja.

Ne u kemi kërkuar që ata të nxjerrin njerëzit në votime në fakt. Ishte jo e drejtë sepse ata që nuk kishin dalë deri atëherë nuk do dilnin të votonin.

Ne ju thamë kryetarëve në rrethe që të nxisnin njerëzit për të dalë. Ata duke mos pasur mundësi të nxirrnin njerëzit, mund të kenë rritur fiktivisht numrin në letra.

E pranoj. Edhe unë kam kërkuar që të votohej për Lulzim Bashën dhe ndaj ka vendosur që të rri pak më i tërhequr” – tha Paloka. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Prandaj kjo me nder parti. Nuk bind me askend. Nuk keni per te gjet rehat. Po nuk u zhduken ata qe shkatërruan pd, sb dhe lb. Pa ikur keta larg sa me larg partis, nuk ka paqe ajo parti. Te tjerat jan llogje kavaje.

  2. A duhet te qendroje ne politike akoma ky kokpaloqe? Mjerim i madh kur kujton pozicionet qe i kane dhuruar ne PD ketij njeriu me deficence intelekti.

    1. Ti zotri don ta marr Edvini pd-n perderisa nuk don asnjerin te mirkuptoi qe te ka fut organizata e patronazhistrve per te shkruar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu