• |
ide | kryesore

Paradoksi i defribilatorit, në Itali jo, por në Angli po: Eriksen kryen vizitat mjekësore në Londër

-Instant, Sport



Christian Eriksen është gjithnjë e më pranë rikthimit që të jetë zyrtarisht futbollist. Kampioni danez, që pësoi një infarkt në fushë gjatë Euro 2020, iu nënshtrua vizitave mjekësore për të verifikuar aftësinë e tij sportive dhe për të mbyllur marrëveshjen me Brentford në Premier League. Fokusi do të jetë në gjendjen e zemrës pasi Eriksenit iu implantua një defibrilator kardiak nënlëkuror, gjë që e detyroi atë të zgjidhte kontratën me Interin.

Ky është edhe paradoksi i situatës: nëse në Itali Federata e Futbollit nuk parashikon aftësinë sportive për atletët në këtë gjendje, Premier League jo vetëm që nuk ka vënë veton kundër, por as nuk kërkoi që lojtari të kontrollohej nga mjeku i saj, duke u mjaftuar me vlerësimin dhe konstatimin mjekësor në raportin që do të shkruhet nga kardiologu i zgjedhur nga Brentford.

Edhe pse në Angli nuk është e ndaluar të luash në prani të një patologjie të ngjashme, Eriksen duket i destinuar të bëhet futbollisti i parë në historinë e Premier League që luan me defibrilator. Gjatë një interviste të fundit, danezi deklaroi se zemra nuk përbën “pengesë” për rikthimin e tij në fushë, duke shpresuar që të kthehet në lojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse gjithcka shkon mirë, njoftimi i klubit pritet të mërkurën në 26 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *