• |
ide | kryesore

Pse nuk po flet Rama? Veliaj mbron shefin për misionin anti-FSHF

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse është e qartë se përpjekja për të kapur Federatën Shqiptare të Futbollit është një ëndërr e vjetër e Ramës dhe se kësaj radhe, Erjon Veliaj ka marrë përsipër ta zbatojë atë, ky i fundit ka gjetur një shpjegim për heshtjen e shefit të tij. Megjithëse u diskretitua publikisht me fjalorin prej rrugaçi që përdori ndaj një legjende të skuadrës bardheblu, si Sul Mema, Veliaj ka gjetur forcën të justifikojë shefin e tij që e futi në këto telashe. I pyetur nga gazetari Denis Minga se përse hesht kryeministri Rama në këtë situatë, Veliaj tha se deri tani beteja bëhet për shoqatën e futbollit të Tiranës dhe se kjo nuk është një çështje kombëtare.

“Kjo është një betejë për shoqatën e Tiranës nuk është një betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar të ketë fair play në të gjitha nivelete e shoqërisë, e thotë shpesh që në universitet të shkojë edhe djali i bariut. As ja kam kërkuar Edi Ramës të përfshihet. Kjo është beteja ime. Të tjerët le të bashkëjetojnë me të keqen nëse duan. Kjo është një betejë për Tiranën. Kur të më ftojnë në Durrës, do shkoj. Kjo nuk është një betejë kombëtare” ishin fjalët e Veliajt për të justifikuar shefin e tij.

Në fakt, është e qartë se operacioni për kapjen e FSHF-së dirigjohet nga kryeministria dhe në këtë rast, Veliaj është vetëm një mashë që merr përsipër të plotësojë porosinë e shefit, pavarësisht se sa kosto merr në publik.

Këtë të hënë në media doli një fjalim i tij për anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, ku ai përdor një fjalor ordiner që do të kishtë çuar drejt dorëheqjes çdo kryetar bashkie në një vend normal.



3 Comments

  1. Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët, SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare,eshte aksioner i klubit te tirones kur nuk flet pse nuk flet,kur flet ju shpellkare thoni pse foli

      1. Te gjith mavijt do shkojn per dhjam qeni populli po zgjohet dhe ne shqiperi mbaron erdoganizmi dhe vuqizmi I Lal plehut dhe Ed Gallatin shqiptaret do behen serioz se sekeshtu e do atdheu jo sikur e Duan patronazhistet ( shqiptar zgjohu se vemjet po te grine kockat)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *