• |
ide | kryesore

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës: Armando Duka nuk është nën hetim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënoi sot me SPAK kreun e FSHF-së Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të institucionit të organizimit të futbollit.

Në media qarkulloi lajmi se prokuroria po heton Armando Dukën për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.


Mirëpo, në një reagim për BIRN, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës mohojnë që të ketë akuza në adresë të Dukës apo të jetë nën hetim, ndryshe nga sa pretendon Veliaj.

I pyetur nga BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj mohuan që institucionet e tyre të ishin përfshirë në këtë përplasje.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

Njësoj Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjitruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” përfundoi ajo.

6 Comments

  1. hahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ………..
    kjo ju bene akoma me fajtore o plehrat e drejtesise .
    Po nuk u prene koka ne kete vend plehrash , nuk kemi per te bere hajer .

    1. SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

      jo mo joooo

      ik o kurve qe merr 5 milion ne muaj per ti sherbyer erion velise

  2. PO sikur ajo gazetarja Lala fliste me siguri dhe e bindur qe Duka ishte nen hetim.
    ‘ Ajo e kishte marre lajmin nga nje burim i sigurte ‘ .

    1. Gjithmonë e keqja do të ketë një fund.Tani plasi.Doli më së fundi që drejtësia e “re” është një vegël e sektit narkokomunist të rilindjes.Jo po ta digjoj ambasadorja amerikane se kush janë këta mostra.Jane më stalinistë se gjyshërit e baballarët e tyre.

  3. “SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione.” –

    Pallavra!! Po përpiqeni të ruani fytyrën e korruptuar që keni??!! Kush mendon se “SPAKU” është i pavarur dhe objektiv është naiv.

    Juve SPAK apo kushdo institucion tjetër thjesht jeni vegla të pushtetit dhe mos na u hiqni për të mirë. Te gjithë derrat një fytyrë kanë !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu