• |
ide | kryesore

Zbulohet pse Erion Veliaj shau Sul Memën, futbollistin legjendë të bardhebluve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka artikuluar disa fjalë të rënda ndaj Sul Memës, lojtarit legjendë të skuadrës bardheblu gjatë një takimi me Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës.

“Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën” dëgjohet të ketë thënë Veliaj në përgjim.

Por pse degradoi në këtë derexhe Veliaj duke folur si një rrugaç i rëndomtë, me një fjalor të padenjë për qytetarin numër 1 të Tiranës?

Shkak është bërë firma e Sulejman Memës në një letër drejtuar FIFA-s, ku ai denonconte presionet e Bashkisë për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Akuza ndaj Erion Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në letër është e qartë, shantazhim, kërcënim ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Menjëherë pas takimit, Veliaj kishte publikuar në rrjetet sociale, ku thoshte se Sul Mema kishte dhënë dorëheqjen nga shoqata, por emri i njohur i futbollit bardheblu shpjegonte se kjo nuk ishte e vërtetë.

Vetë Sulejman Mema në një intervistë për SuperSport ka sqaruar disa ditë më parë se çfarë ka ndodhur në atë takim me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe se ai i qëndron gjithmonë strikt letrës qe ka dërguar në FIFA për ndërhyrjet dhe kërcënimet ndaj anëtarëve të Shoqatës. Ai zbuloi edhe mënyrën sesi u shkrep foto që ka publikuar Veliaj.

“Dje më nisi një mesazh për ta takuar, shkova e takova normalisht se është kryetari i bashkisë. Në bisedë e sipër, sa hymë tek dera, normalisht foton e çastit që e bën Muzaka që është drejtori i bashkisë së Tiranës, u ulëm të bisedojmë për probleme normale. I thashë zoti kryetar unë e di që më keni thirrur për zgjedhjet, më tha “jo”. I thashë për çfarë kam ardhur?” tha Mema.

“Për një letër që keni dërguar në FIFA” tha Veliaj.

Mirëpo Mema teksa konfirmoi edhe një herë se ai mbetet në krye të Shoqatës së Tiranës ndryshe nga sa e raportoi Erion Veliaj në statusin e tij.

“Po dhe jam koshient për atë që kam bërë, sepse ankesat kanë ardhur në Federatë. Unë duhet të mbroj dhe institucionin e Federatës dhe shoqatës ku bëj pjesë. Shikoj që ka ndërhyrje nga bisedat që kam bërë me njerëzit. Po do i thoja që të rrinin sa më larg, këto zgjedhje të jenë sa më të pastra, sa më të mira sepse po ndërhynë do të jetë në disavantazh të futbollit. Them që do ndikojë negativisht te ne. Madje kur zoti Veliaj më tha që do t’i çoj në prokurori, më tha do shkoj i gatshëm atje. Në Prokurori për problemin që nuk i kam takuar këta njerëz që kanë deponuar atje në Federatë. Nuk e di, kjo është situata që kemi. Çdo thirrje që mund të bëjë kryetari i bashkisë dhe cilido tjetër jam i gatshëm të shkoj dhe t’i them kush është realiteti i shoqatës” tha Mema.



9 Comments

  1. Vemja e bashkise meriton qe te inauguroje inceneratorin e Tiranes, te jete me doren e pare te plehrave qe digjen ne ate incenerator, pavaresisht se djegja e plehrave po paguhet me 29 euro/toni qe prej kater vitesh tashme. Per te djegur kete vemje sado qe te paguhet, nuk del kush me humbje.

  2. Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët, SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

    1. Po si nuk ke piken edinjitetit mor vemje mavi.Te qifte Kina,India,Afrika robt ku ti kesh. Shet bythen e fisit per nje sufllaqe,me copy paste ne c’do shkrim

  3. “Transparence Internacional” sot ka dalë me një pasqyrë të shkallës së korrupsionit në të gjitha shtetet e botës.
    Në rënditjen nga 0 në 100 pikë, ku shteti që ka më shumë pikë ka rezultatet më të mira në luftën kundër korrupsionit, Shqipëria është “nderuar” me 35 pikë, një pikë më pak se viti i kaluar e tre pikë më pak se në vitin 2013 (33 pikë)
    Redorma në drejtësi u propogandua si reforma që do të luftonte e ulte nivelin e korrupsionit, e nga studimi i TI del kjartë se ka ndodhur e kundërta.
    Niveli i korrupsionit është shtuar.
    Sipas një këshilltari juridik të FSHF, ka kohë që është miratuar një ligj që i detyron kryetarët e bashkive që të shesin “aksionet” e tyre në këtë federatë , që Veliaj e sheh si bashkëpronar aksionesh.
    Edhe sikur me të drejtën e Bashkisë së Tiranës si “aksionere” në FSHF, ai si kryetar i bashkisë së Tiranës nuk e ka të drejtën që të shitet si pronar aksioner i gjithë kësaj federate në të gjitha bashkitë e vendit.
    Bile edhe për Tiranën, bashkia që kryeson ka aksione vetëm në klubin futbollistik të Tiranës e jo të bashkive të tjera të këtij qarku.
    Është pra e njejta histori flagrante korruptive si ajo e inceneratorëve, ku Veliaj nënshkruente në emër të gjithë kryetarëve bashkiakë të qarkut.
    Sa për gjuhën banale rrugaçërore që paska përdorur ai para 40 personave të thirrur prej tij për tju bërë shantazh, , kjo nuk ka sepse të na çudisë sepse shefi i tij dymetrosh është degjuar të shajë me fjalët e ndyra r…..k….., në mes të parlamentit që mund ta ndjekin të gjithë shqiptarët, përfshirë femrat e fëmijtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *