• |
ide | kryesore

186 mijë të infektuar dhe 468 jetë të humbura nga Covid në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 186.740 raste të reja me Covid nga 1.397.245 testime dhe 468 të vdekur.

Këto janë të dhënat e komunikuara nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilave 231500 persona janë shëruar. Norma e pozitivitetit është 13.4%, një rënie prej 1.6% nga e hëna.

Rritet me 9 numri i të shtruarve në repartet e terapisë intensive dhe me 165 ai i pacientëve në departamentet e tjera të Covid.

Omicron ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të të infektuarve në Itali, ashtu si shumë vende të tjera të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *