• |
ide | kryesore

Basha: Asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate, të lirojë karrigen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ka ardhur koha që fjalët t6ë ndahen nga veprat duke shtuar se politikanët që kërkojnë vetting për çdo profesion tjetër duhet ta nisin nga vetja për t’iu nënshtruar disa filtrave.

“Kam sytë e qeshur dhe plot shpresë. A mund të ecim përpara me të vjetrën?! Përgjigja nga salla është përgjigja që jep çdo i ri. Ka ardhur koha të ndajmë fjalët nga vepra. Fjalë thotë kushdo por janë veprat ata që përcaktojnë sat ë vërtetë jeni. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Si mund t’i bëjmë vend rinisë?! Nëse dikush ka 30 vite në politike dhe nuk do ta lërë karrigen.

Ata që bien dakord vetëm për një gjë, të mos lëshojnë karriget dhe të mos bëjnë vetting për politikanët. Efekti i kësaj që do vijë, ju e dini që do të vijë. Nuk jemi këtu vetëm për të parë njëri tjetrin. Jemi këtu sepse ju besoni. Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë për këtë dëshmia e parë është vetë PD. Ne demokratët, partia jonë është vepër e rinisë shqiptare 31 vjet më parë. Ishte rinia shqiptare ajo që pati guximin në një vend që nuk i përngjante asnjë vendi në Europë për nga frika që i kishin futur njerëzve”, deklaroi Basha.

Ai tha se duhet ndjekur modeli amerikan që një kryeministër të mos qëndrojë në pushtet për më shumë se dy mandate, pasi sipas tij në rast se nuk e ka realizuar vizionin e tij në 8 vite, nuk mund ta bëjë për më shumë.

“Ëndrrat e asaj rinie nuk janë realizuar. Shumë prej tyre sot janë në emigracion. Të njëjtin fat e presin shumë prej bashkëmoshatarëve tuaj, me politikanë që duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Duke filluar nga ky që çdo vit thotë do ta lë politikën. Pushteti pa masë korrupton. Është natyrë e pushtetit dhe e njeriut. SHBA, thonë jo më shumë se dy mandate. Këtë kam propozuar edhe unë, edhe PD.

Më i zoti në botë të jesh, nëse nuk e ke realizuar vizionin tonë për dy mandate, atëherë duhet të lirosh vendin. Vettingu i pasurisë duhet të bëhet për politikanët. Atë që e kërkojnë për të gjithë, vetëm për vete nuk e pranojnë. Pse? Sepse sot në politikë nuk numërohen me gishtat e një dore por janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve. Ata që kanë ardhur si vullnet i botës së krimit. Kufizimi i afatit të të qëndruarit në pushtet. Dy mandate për kryeministrin. Dy mandate dhe pas kësaj kthehet në qarkullim. Mund të fitojë sërish një parti”, deklaroi Basha.



7 Comments

    1. Ky eshte i papare!!!
      Jo me shume se dy mandate ai qe ka fituar… Dakord, po kur do hyje ne fuqi eshte muhabeti….
      Se i bie qe ti te presesh ne by… te fikut duke fjetur deri sa te te vije rradha….
      Fap, nje sy… Pyet ate qe ka afer: Ju bene dy mandate nga miratimi i lighit keti te gjatit?
      -Jo, akoma .
      – Ok, po i jap edhe nje sy gjume..
      – Ore, i beri dy mandate…
      – Zgjohuni cuna, se na erdhi rradha….

  1. Sa gallat Brava, edhe nese fiton nuk mund te rrish me shume se dy mandate thote, ama “kryetar partie” mund te rrish pa mandate, no limit, megjithese humb cdo pale zgjedhje.

    Ky eshte per ti shkerdhyer robt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *