• |
ide | kryesore

Biden: Perëndimi, në unanimitet të plotë për kundërpërgjigjen ndaj Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mes SHBA-së dhe partnerëve europianë ka unanimitet të plotë mbi përgjigjen që duhet të japin për mobilizimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën. Deklarata duket se hedh poshtë një frazë shumë të kontestuar të Biden, disa ditë më parë, kur pranoi se mes anëtarëve të NATO-s nuk kishte dakordësi për mënyrën sesi do të kundërpërgjigjen.

Krerët e disa shteteve perëndimore organizuan një takim virtual të hënën, për të ravijëzuar një strategji të përbashkët kundër veprimeve të Rusisë. Në takimin e realizuar me videokonferencë morën pjesë SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe një përfaqësues i Bashkimit Europian, si dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Mbretëria e Bashkuar paralajmëroi se Rusia do të përballet me sanksione të paprecedenta nëse futet brenda territorit të Ukrainës. “Takimi ishte, shumë, shumë, shumë i mirë, gjetëm unanimitet të plotë me të gjithë udhëheqësit europianë”, tha Biden më pas.

Deri tani, Perëndimi është zotuar vetëm për sanksione ndaj Rusisë, dhe jo kundërpërgjigje ushtarake në terren.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *