• |
ide | kryesore

Darka e Katalonjës: Messi takohet me Xavin, Busquets e Jordi Alba

-Instant, Sport



Lionel Messi në Barcelonë bën gjithnjë lajm, e nëse Pleshti shfaqet aty, vërshojnë aludimet për një rikthim. Lionel Messi është takuar për një darkë në Barcelonë, me Xavin, kapitenin e skuadrës blaugrane, Sergio Busquets dhe mbrojtësin Jordi Alba. Ylli argjentinas i Paris Saint Germain iku zemërthyer nga qyteti që dashuron, ndaj dhe sapo është përhapur lajmi që ndodhet në Barcelonë, mediat spanjolle kanë provuar menjëherë që të fiksojnë ndonjë imazh, apo të marrin ndonjë deklaratë në lidhje me futbollin, apo me një hapje të mundshme të rikthimit.

Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo dhe Marca, bëhej fjalë për një darkë të programuar, por që në mënyrë të pashmangshme, ka startuar zërat për një kthim të mundshëm të Messit tek Barcelona. Në mbyllje të darkës, Pleshti nuk ka dashur të lëshojë asnjë deklaratë për gazetarët, të cilët ishin të pranishëm në dalje të restorantit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *