• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Ky është i riu që akuzohet se vuri tritolin te shtëpia e Dukës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar foton e momentit të ndalimit të Arlen Hasanajt. I riu është i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.30 dhe në lagjen nr.4 në Durrës. 34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Hasanaj është pikasur të lëvizë në këtë zonë, fillimisht me një makinë tip Benz ML dhe më pas në këmbë. Ai është banor i të njëjtës lagje me Dukën ku ka edhe një biznes.

Burimet thanë se lëndën plasëse 34-vjeçari e ka marrë në një prej pallateve të zonës. Pasi është afruar te banesa e Dukës e ka ndezur tritolin me fitil dhe është larguar.

Shpërthimi dëmtoi pjesën e derës, por nuk pati persona të lënduar. Hasanaj është identifikuar që pak orë pas ngjarjes, por është mbajtur nën vëzhgim nga policia. Atij i janë vënë prangat mbrëmjen e së martës kur po kthehej në banesë. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *