• |
ide | kryesore

Detaje/ Kush është i riu që dyshohet se vuri tritolin në shtëpinë e Dukës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Janë mësuar detaje të reja arrestimi i Arlen Hasanajt, një i ri i dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.30 dhe në lagjen nr.4 në Durrës.

Sipas të njëjtave burime, 34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga hetuesit falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit. Hasanaj është pikasur të lëvizë në këtë zonë, fillimisht me një makinë tip Benz ML dhe më pas në këmbë.


Ai është banor i të njëjtës lagje me Dukën ku ka edhe një biznes. Burimet thanë se lëndën plasëse 34-vjeçari e ka marrë në një prej pallateve të zonës. Pasi është afruar te banesa e Dukës e ka ndezur tritolin me fitil dhe është larguar.

Shpërthimi dëmtoi pjesën e derës, por nuk pati persona të lënduar. Hasanaj është identifikuar që pak orë pas ngjarjes, por është mbajtur nën vëzhgim nga policia. Atij i janë vënë prangat mbrëmjen e së martës kur po kthehej në banesë. ©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu