• |
ide | kryesore

Diego Costa bindet nga skuadra më e dobët e Serie A: sulmuesi ka thënë ‘po’

-Instant, Sport



Nga Salerno vjen një lajm i rëndësishëm, që ndoshta tifozët e Salernitanës nuk e kishin imagjinuar: Walter Sabatini e ka bindur Diego Costan të pranojë ofertën e klubit të Serie A, aq sa sulmuesi i lindur në vitin 1988 është gati të nënshkruajë një kontratë deri në qershor me opsion rinovimi në rast shpëtimi. Ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelsea e kishte ndërprerë kontratën me Atletico Mineiro më 16 janar dhe donte të kthehej për të luajtur në Evropë.

Presidenti Iervolino, i cili kishte premtuar përforcime cilësore, tashmë ka miratuar operacionin me të cilin drejtori i ri granata kishte dhjetë ditë që punonte. Sabatini e vlerëson shumë Diego Costan dhe ishte përpjekur ta sillte atë në Bologna përpara se të nënshkruante me Atletico Mineiro. Tani mbetet vetëm të pritet konfirmimi zyrtar pas lajmeve të zbuluara nga Citta di Salernos dhe Salernitana News.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *