• |
ide | kryesore

Goditje e madhe e Juventus: Vlahovic në Torino për 65 milionë plus 10 bonus

-Instant, Sport



Më shumë se një çështje ditësh, shtatë kanë mbetur deri në mbylljen e merkatos, tani duket punë orësh. Dusan Vlahovic është një hap larg Juventusit. Pasi ka gjetur marrëveshjen për pagesën, në orët e fundit ka mbërritur edhe marrëveshja me Fiorentinën për 65 milionë euro plus 10 bonuse dhe mund të thuhet se serbi është praktikisht një lojtar i Juventusit. Gjithcka gati për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin.

Pas punës së vështirë që klubi duhet të bëjë për të lehtësuar skuadrën dhe barrën e pagave me disa largime – nga Arthur te Ramsey e deri te Morata dhe Bentancur – Juventus ka vendosur të dalë hapur dhe të mbulojë pothuajse tërësisht kërkesën e Fiorentinës: 65 milionë euro plus 10 bonuse që plotësuan kërkesat e Rocco Commissos.

Kështu bardhezinjtë, të fortë në dëshirën e Vlahovic, kanë mundur konkurrencën e Arsenal: gati kontrata për t’u nënshkruar deri në vitin 2026 për 7 milionë euro në vit. E gjitha ndërsa Firence po zien sërish, e tradhtuar nga një tjetër xhevahir i saj, i cili sërish ka vendosur të braktisë skuadrën për Juventusin e urryer. Por kjo është një çështje krejt tjetër. Dusan Vlahovic është gati të vishet bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *