• |
ide | kryesore

“Gungaç m**i”: tërbimi i tifozëve të Fiorentina vërshon mbi Vlahovic

-Instant, Sport



“Respekti nuk fitohet me gola, Vlahovic gungaç m**i”: ky është vetëm i pari nga parrullat që u shfaqën në Firence, jashtë stadiumit “Franchi”, me të cilët tifozët viola u sulën kundër Dusan Vlahovic, shumë pranë kalimit te Juventusi. “Rojet e tu nuk do ta shpëtojnë jetën, cigan mbaroi për ty”, thuhet në një tjetër pankartë ofendimi ndaj sulmuesit serb.

Ashtu si Baggio, Bernardeschi dhe Chiesa – tifozët e Fiorentinës nuk e kanë pritur mirë hipotezën, tashmë mjaft konkrete, të humbjes së majës së tyre të diamantit. Vlahoviç mbërriti në Itali në vitin 2018 nga Partizani i Beogradit dhe, pavarësisht marrëdhënjet shpeshherë konfliktuale me ultrasit, ka folur gjithnjë me golat e tij, deri në atë pikë sa ka tërhequr vëmendjen e emrave të mëdhenj europianë. E Juventusi, gjëja më e padëshirueshme për tifozët viola po bëhet gati të godasë përsëri duke i marrë një sulmues që ka shënuar 44 gola në 98 ndeshje, pasi kishte bërë të njëjtën gjë më parë me Federico Bernardeschi dhe Federico Chiesa (përveç transferimit historik dhe legjendar të Roberto Baggio vite më parë).

Humbja e lojtarit më të mirë të skuadrës në mes të sezonit dhe kalimi i tij në Torino, te ai Juventus që mbetet një rival historik për Firencen, ka bërë që tifozët të shpërthejnë. Pankartat, shumë të rënda dhe ofenduese, kanë synuar lojtarin, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien e transferimit te Juventusi dhe që duket i vendosur të shkëputet nga klubi i viola për të paketuar sa më parë valixhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *