• |
ide | kryesore

Kapen mbi 650 kilogramë kokainë në portin e Antwerp-it

Lajme, Planet



Forcat doganiere kapën rreth 657 kilogramë kokainë në portin e Antwerp-it. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga shërbimi federal i financave, ndërsa raportojnë se droga është pikasur të mërkurën në port.

Droga, e fshehur në njëzet çanta sportive, ishte në një kontejner që mbante pjesë metalike. Kontejneri erdhi nga Brazili, sipas Ministrisë së Financave.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 32 milionë euro. Për momentin nuk dihet se cilët janë porositësit e trafikut të kokainës.

Kujtojmë se Antwrpi është bërë një nga portat hyrëse më të mëdha të kokainës nga Amerika Latin drejt Europës.Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Mediat vendase përmendin edhe klanet shqiptare që kohët e fundit janë fuqizuar së tepërmi. Kujtojmë se pak ditë më parë në Antwerp u vra Bleder Muça. Për vrasjen e tij po hetohet e shkuara kriminale në Shqipëri por edhe lidhja e tij me trafikantë të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *