• |
ide | kryesore

Kur socialistët prishin gojën/ Regjistrimet që nxjerrin jetën e fshehtë të pushtetarëve

Arkiva, Kryesore, Lajme



I kapur në regjistrim ndërsa me një gjuhë të shthurur,kur shan dhe fyen me fjalor banal, kryebashkiaku Erion Veliaj u justifikua duke thënë se edhe Donald Trump është kapur në një përgjim të ngjashëm, sipas recetës “ndodhin në të gjithë botën, bëhen edhe filma”. Por audio-regjistrimi, ku ai përdor fjalë si “rro**ari, k**va, b**le, sh**ra” etj, i jep një goditje të fortë imazhit prej “çuni të mirë” që Veliaj ka ngritur duke paguar mediat me leje ndërtimi apo tendera. Që në pak sekonda iu rrëzuar një investim miliona eurosh, kuptohet sapo ridëgjon edhe një herë audion, që ditën e djeshme disa media e botuan me koston e hakerimit. Audio më poshtë:

Por Veliaj nuk është i vetmi që është kapur ndërsa e prish gojën me një fjalor prej llumi. Socialistët kanë një traditë në historinë e tyre qeverisëse, të shoqëruar nga momente të tilla.

I famshëm është kryeministri Rama që u filmua në parlament nga abcneës, ndërsa shante me fjalor rrugësh, Sali Berishën. Rama sapo ishte bërë pjesë e seancave parlamentare dhe ende nuk kishte mësuar të përmbahej ndaj akuzave që i bëheshin ballë për ballë. Shiko videon më poshtë:

Tjetër moment ka qenë një telefonatë me një qytetar, që i kishte shkruar mesazhe nga Franca, ku kishte ikur për azil. Ai iu prezantua, duke e sharë “hajdut” dhe duke e akuzuar kryeministrin se ishte bërë pjesë e një projekti për të vjedhur, siç ishte ai që parashikonte ndërtimin e kullave në truallin e Teatrit Kombëtar. Në përgjigje, Rama e shan dhe ofendon, siç dëgjohet në videon më poshtë:

Kurthit të fjalorit të rrugës nuk i kanë shpëtuar as deputetë dhe ministra të qeverisë. Saimir Tahiri, ish ministër i brendshëm, dëgjohet teksa përdor një fjalor po aq rrugaçëror sa eprori i tij në bisedat telefonike të përgjuara nga Bild. Veç Tahirit, duke sharë u regjistrua edhe Damian Gjiknuri, deputeti Xhemal Qefalia etj. Video më poshtë:

https://streamable.com/a73brr

https://streamable.com/xx6hmw

Kur një administrator i fondeve publike kapet duke prishur gojën me fjalor rrugësh nis debati, nëse është më e rëndësishme të gjykohet gjuha apo mënyra se si ai ushtron detyrën shtetërore. Për të dyja çështjet gjen vend, i njëjti shpjegim; standart i dyfishtë në fjalor dhe standart i dyfishtë në detyrën shtetërore./Lapsi.al



13 Comments

  1. Peshku qelbet nga koka dhe kur koka e rilindjes eshte gojepiset e harbut skemi pse habitemi me bolet e tyre.

    1. Mua më duket se Lapsi sponsorizohet nga Erjon Veliaj.
      Shumë reklamë i bëni Erjonit mor burrë.
      Ju po e çoni drejt fitimit të mandatit të tretë, të katërt, të pestë, të gjashtë, të…. n- të, …… pa probleme.
      Sa u ka paguar Lal plehu…. Sepse të gjitha shkrimet janë për të.

  2. Prejardhja e ktune bastardeve nga pabuksit .Ato qijn nonen e vet vetem per pushtet. Edhe fjalori i tyne osht fjalor barbonash te rraces nfa vijn.

  3. Ata jane aq te pist si depozit fekaleje ,prandaj paguaj nje ushtri me qindra mira Euro ne Muaj per imazhin e tyre zoti i denoft

  4. epo tani lal plehut ka vetem nje profestion ate te aktorit live (apo politikan sic quhet ne shkerdhatokraci)
    keshtu qe kete here ai po lozte rolin e katunarit venalli nga kryeqytetit me pasion klubin sportiv tirona.
    rolin e ka lozur 100% vetem rakija i mungonte

  5. Kta jane te tere pa shkolle.. Dava halabakesh, qe jane bere multimilionere me tregtine e droges, ne mungese te ligjit dhe gjykatave!

    Pritini ne listen e non-gratave si shoku Lefter!

  6. Gojë ndyrë ka qenë edhe themeluesi i partisë së Ramës, Enveri.
    Në mbledhjet e Byrosë së KQ të PPSH, ai i kërdiste me të sharra banale këlyshët e tij, po ama në publik askush nuk i kishte dëgjuar ato, pasi kishte një ekip që ja pastronte “fjalimet” nga ndyrësitë.
    Vonë, disa vite pas përmbysjes së diktaturës, dolën në publik fjalimet e plota të Enverit , ashtu siç kish folur e të pa retushuara, e shqiptarët e morën vesh se me çfarë “intelektuali” rrugaç kishin pasur të bënin.
    Ndryshimi me këta punistët e sotëm gojëndyrë. është se duke qenë Shqipëria antare e NATO-s dhe duke funksionuar formalisht edhe pëuralizmi politik, e veçanërisht me kapacitetet e sotme të informimit nga teknika , që mund të filmojnë e inçizojnë edhe zhurmën e krevatit në dhomën e gjumit, është thuajse e pamundur që të mos dalin në publik banalitetet e tyre.

  7. Sipas teje e premtimeve te tua o i gjati ine duhet te ishim te gjithe miliarder si popull , faktikisht mbi 90 % e kane barkun bosh dhe 99% jane me breke neper kembe .
    Sipas teje o i gjati ine krimi dhe kriminelet jane dermuar keqas por faktikisht ata po qeverisin .
    Sipas teje o i gjati ine ketu nuk ka droge por faktikisht nuk ka ngel as nje pellembe toke e pa mbjelle .
    …………………………………………………………………………………………………………………………………………
    Sipas teje o i gjati ine duhet te ishim “alle stelle” por faktikisht jemi “alle stalle”

    Premtuat mjalt e na dhat m*t , premtuat progres e na dhate regres , premtuat bollek e na dhate boshtllek.
    Mallkuar qofte dita qe erdhe ne pushtet , çlirim do jete ajo dite kur ti do te thyesh zverkun o i gjati ine .
    Mallkuar qofte dita kur qelbesirat e rilindjes me mashtrime e premtime boshe erdhen ne pushtet .
    Ti je fatkeqesia me e madhe e ketij kombi 110 vjeçar .

  8. standard i dyfishte – e mbyll lapsi. Avash se u kepute me standartin, o lapsi. Keta e shkerdhejne moralin mbare e prape pse nga edukata e mbare e kane kapur at’ karrige ne maje.

  9. Berisha shkatërroi hidrocentralin e Kalivaçit, ia dha një mafiozi si Becchetti,vendin e pare ne klasifikim e mban salihu dhe do e mbaje gjate kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *