• |
ide | kryesore

“Liqeni i Zi”/ Policia zbardh ngjarjen e ndodhur dy vite më parë në Dibër, 3 në pranga

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Dibër për një ngjarje të ndodhur 2 vite më parë, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit Shaqir Tollja, 53 vjeç, Erlind Tollja, 25 vjeç, Aleksander Algeri, 34 vjeç, i cili ndodhet në burg për një tjetër vepër penale. Ndërkohë, ndaj Loraldo Lika është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas policisë, më 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *