• |
ide | kryesore

“Masakra e Lushnjes”, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bilbili



Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dënim të përjetshëm për Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, pasi u shpallën fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës” në tetor të vitit 2017.

SPAK thotë se në përpjekje për të eliminuar Xhulio Shkurtin, nipin e ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare, u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Të pandehurit u fajësuan për disa vepra penale, mes të cilave “vrasje në rrethana cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Në të njëjtin vendim gjykata shfajësoi të pandehurit nga akuza e “vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë ndaj Xhulio Shkurtit, duke e pushuar këtë akuzë ndaj tyre.

Sipas SPAK, grupi kriminal, që ka në përbërje edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar ishte krijuar me qëllim vrasjen e Shkurtit, i cili ditën e ngjarjes ishte larguar nga grupi i miqve të tij pak sekonda para se ndaj tyre të qëllohej me breshëri.

Prokurorët e SPAK konkluduan se krimi ka pasur si motiv hakmarrjen, referuar një historiku konflikti mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, nisur që gjatë veprimtarisë së bandës famëkeqe të Lushnjës, në vitin 1998.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *